Thursday, 6 August 2020 | Lajme: 0

Ja pse u përlot boksieri shqiptar

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi, nuk ka mundur të përmbahej e mos të përlotët.

E pse nuk mund të përmbahej? “Ishte vërtet e vështirë t’i përmbaj lotët nga këto vargje që ka thurur për mu aktori i madh z. Çun Lajçi. Faleminderit nga Zemra”, shkruan Seferi në facebookun e tij.

TI GRUSHTI IM I FJALËS
( Nuri Seferit )
I përflakur ndjenjash vetëm m’shikoje
Tek djepin e djegur kerkoja në arë
Stuhi “krosheshë” zbrazej mbi fjalën
Që avullonte nga goja ime e tharë
Kryqe s’duroje tokës tënde arbërore
Ti Nuri i grushtit Migjenjan,ti Lul n’vaj
E dora hekur e syri gjak e zemra dallgë
Për djelmoshat rënë n’kodrën e trimave
E lagjën e djegur të Kumanovës net më parë
Fjalët m’i përbije e bëheshe shkabë
E malin e grushtoje n’Koritë mbi Haraçinë
Unë n’skenë ngjallja Begun Kosharën e Katanën
Ti n’zemër i bashkoje me Shqipërinë!
Të takova jashtë litarve,ti mua n’skenë
Më përqafove fortë e gjatë e gadi qave
Ti krue emocionesh,Ti grushti im i fjalës
Dhe shkabën e bëre enkas me mua
E fluturove mbi tokat Helvetiane.
Gjenevë 17 Maj 2015