Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Pas lindjes së djalit, Arbana tregon se dikush po ndjen mungesën e saj (Foto)

Dy muaj më parë ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë të voglin Joni. Prezantuesja e “Top Channel” Arbana Osmani i kushton një kohë shumë të madhe djalit të saj, aq sa mund të lërë me kokën mënjanë, të tjerë të dashur të saj…

Duke postuar një fotografi në Instagram ku ajo shihet duke përkëdhelur qenushin e saj, Arbana shkruan, “Dikujt i kam munguar…”.

Joni është fëmija i parë i Arbanës, si fryt i dashurisë me bashkëshortin Ardit Kero dhe qysh në muajt e shtatzënisë dhe pas lindjes ajo u tërhoq plotësisht nga ekrani për të shijuar eksperiencën e mëmësisë.