Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Monica Belluci refuzon darkën e Vladimir Putinit

Ai do e ftonte disa herë për darkë, por ajo do e refuzonte gjithmonë. Kështu ka shkuar historia mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe aktores italiane, Monica Belluci. Mediat italiane shkruajnë se, pavarësisht ftesave të shpeshta nga numri një i Kremlinit, aktorja Belluci nuk ka pranuar asnjërën prej tyre, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet fjalë për darkë “kokë më kokë”, por për festat e famshme gala për të cilat Putin është i famshëm. Ish-gruaja e aktorit francez Vincent Cassel, ka refuzuar gjithnjë, edhe pse për momentin nuk ka ndonjë lidhje. Duket se Putin i ka kërkuar ndihmë edhe mikut të tij Silvio Berluskoni, i cili nuk ka arritur ta bindë Bellucin