Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Ish-i i Ritës, DJ-i më i pasur në botë

Calvin Harris është edhe zyrtarisht DJ-i më i pasur në botë pasi ka zhvendosur nga froni Tieston.

Forbes ka publikuar listën e DJ-ve më të paguar në botë në vitin e kaluar dhe ish-i dashuri i Rita Orës e ka kaluar Tieston për nga fitimet duke grumbulluar 66 milionë dollarë në vitin e kaluar, derisa Tiesto ka përfituar 38 milionë dollarë.

Harris tash ka pasuri prej 110 milionë dollarësh nga 70 milionë sa kishte në vitin e kaluar, ndërsa Tiesto nga 90 milionë tani ka 105 milionë dollarë, sipas CNW.

Duket qartë që Harris po sundon muzikën elektronike me hitet që po prodhon vazhdimisht, transmeton Koha.net.

Këta janë top-dhjetë DJ-ët më të pasur në botë:

  1. Calvin Harris – 110 milionë dollarë
  2. Tiesto – 105 milionë dollarë
  3. Avicii – 75 milionë dollarë
  4. Guy-Manuel de Homem-Christo – 70 milionë dollarë
  5. Thomas Bangalter – 70 milionë dollarë
  6. Paul Oakenfold – 65 milionë dollarë
  7. David Guetta – 60 milionë dollarë
  8. Paul van Dyk – 60 milionë dollarë
  9. Armin Van Buuren – 55 milionë dollarë
  10. Steve Aoki – 55 milionë dollarë