Tuesday, 28 September 2021 | Lajme: 0

Aurela do ta sjellë sërisht Dr.Florin

“Ti do të ngelesh aty, i paharruar… edhe pse fizikisht nuk je”. Aurela Gaçe e kujton shpesh Dr. Florin, duke i bërë edhe dedikime të ndjera.
Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, këngëtarja shqiptare ka njoftuar lançimin e projektit të ri muzikor, më 17 nëntor.
Para një muaji, këngëtarja e njohur prezantoi bashkëpunimin e fundit me Dr. Florin, para se ai të ndahej nga jeta në mënyrë tragjike, transmeton shekulli. Aurela tha se kënga “Baba në këtë skenë” dhe klipi shoqërues ishte një përshfaqje e shpirtit të këngëtarit, përmes të cilit fansat do ta ndienin edhe njëherë pranë idhullin e tyre.
Postimi i Aurlea Gaçes
9 muaj. Për ata që të njohën zemrën, TI do të ngelesh aty, i paharruar… edhe pse fizikisht nuk je. Për Ata që i bëre të lumtur me vargjet e krijimet e Tua, TI përsëri do të ngelesh aty, në këngët që fansat i këndojnë me zë në kupë të qiellit, sa herë ti kujtohesh… A thua se duan që t’i dëgjosh…
Ti shkruaje
“SE JETA SHKON “
“NË MUNDESH MBI VETEN TË JESH “
“JAM LAB LABËRIE, ISON MBAMA GJATË,
KAM VELLEZËR NGA MALËSIA, KJO TOKË TË GJITHË NA MBAN “
DR. FLORI “BABA NE K’TË SKENË ” #17 Nëntor