Tuesday, 28 September 2021 | Lajme: 0

Dy aktorë shqiptarë te “Lugina e Ujqërve” (VIDEO)

Shqiptarët kanë qënë përherë të suksesshëm, ndërsa kohët e fundit këtë gjë kanë nisur ta bëjnë edhe në kinematografi.

Pak ditë më parë ishte Blerim Destani ai i cili kishte premierën e filmi“Alarm Fur Cobra 11″  në Gjermani dhe tashmë vijnë informacione se dy aktor të tjerë shqiptar do të jenë pjesë e filmit më të ndjekur turk.

Seriali shumë i ndjekur “Kurtlar Vadisi Pusu” (Lugina e Ujqërve, Kurthi) ka filluar sezonin e tij të 13-të.

Risi e këtij sezoni do të jenë dy aktorët shqiptar nga Maqedonia, Luran Ahmeti dhe Ertan Shaban.