Tuesday, 28 September 2021 | Lajme: 0

Angelina e Brad Pitt në proces në adoptimit të një fëmije sirian (Foto)

Gjashtë fëmijë nuk janë mjaftueshëm për Brad Pitt dhe Angelina Jolie! Ata raportohet se po planifikojnë ta birësojnë një jetim sirian, të cilin aktorja e kishte takuar gjatë një udhëtimi atje. “Gjatë një udhëtimi pa Brad-in, Angelina takoi tre jetimë, që mes vete ishin motra e vëllezër.

Fëmiu i mesëm mund të fliste pak anglisht” “Ajo u pikëllua kur e kuptoi që të tretë e kanë parë babanë e tyre duke u rrëmbyer nga ushtarët sirianë dhe shtëpia e tyre gjithashtu ishte bombarduar, duke e lenë të vdekur nënën e tyre ”, ka thënë një burim për Radar Online, transmeton Klan Kosova. Edhe pse aktorja 40 vjeçare dëshiroi t’i adoptonte të tretë, bashkëshortit të saj nuk i pëlqeu ideja, meqë nëntë fëmijë do të ishin shumë dhe nuk e dinte se si kjo do të ndikonte tek fëmijët e tjerë.

Lajmi për adoptimin e një fëmije jetim sirian u bë i ditur gjatë muajit prill të këtij viti, por procesi ka dalë të jetë më i ngadalshëm se që është parashikuar.

angelina-jolie-and-brad-pitt-family-in-new-orleans