Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

NASA sheh diçka të madhe duke u larguar nga një vrimë e zezë

Dy teleskopë të NASA-s ia dolën që ta zinin momentin kur doli jashtë korona e një vrime të zezë, super të madhe. Korona e shoqëruar nga Mrk 335 doli nga vrima e zezë, duke udhëtuar me një shpejtësi që përafërsisht ishte sa 20% e shpejtësisë së dritës. Shtrohet pyetja çka është ky objekt misterioz, me këtë emër të koduar?

 Anije kozmike e alienëve? Ka të ngjarë, por ka të ngjarë edhe që, në këtë rast, të kemi të bëjmë me një fenomen tjetër kozmik, tepër të rrallë, ndoshta?

Fiona Harrison, hulumtuesja kryesore e “NuSTAR” nga Instituti teknologjik në Pasadena, tha: “Natyra e burimit energjetik të rrezeve X, të cilat ne i quajmë koronë, është misterioze. Por, tani ne jemi duke marrë informatat e para rreth madhësisë dhe natyrës së këtij burimi”.