Rrjeti televiziv amerikan HBO përmes trailerit të ri ka dhënë imazhet e para të sezonit të gjashtë të filmit serik “Game Of Thrones”.
Në trailerin e ri janë të përfshira disa skena nga sezoni paraprak, në të cilën paraqitet therja e Kit Haringtonit, i cili luan në rolin e Jon Snowit, vdekja e të cilit ende nuk është konfirmuar, duke lënë në mëdyshje shikuesit se ai mund të vazhdoj të jetë i gjallë, transmeton Koha.net shkrimin e NME.
Sezoni i gjashtë i “Game Of Thrones” do të publikohet në muajin prill.