Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Një re e madhe gazi është nisur në drejtim të galaktikës tonë

Një re gjigante gazi që është drejtuar për në Rrugën e Qumështit do të mund të formojë deri në dy milionë yje të reja kur përfundimisht të takohet me galaktikën tonë.
Zbulimi u bë pasi që astronomët ia dolën që ta kuptojnë përbërjen kimike të resë së emëruar ‘Smith’, një formacion i madh i gazit që është drejtuar për në Rrugën e Qumështit në një shpejtësi prej 193 milje në orë.

Kjo re ka qenë në radarin e shkencëtarëve që kur u zbulua më 1963, por origjina dhe përbërja e saj ishin një mister për një kohë të gjatë, shkruan Gazeta Express.

Disa menduan se reja mund të jetë një galaktikë pa yje ose vetëm një trup gjigant prej gazi, që po vinte në drejtim të Rrugës së Qumështit nga një hapësirë e tejskajshme.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se reja është e përbërë edhe nga disa elemente që janë gjetur edhe në Diell. Deri më tani kjo re gazi ka qenë duke udhëtuar afër skajeve të Rrugës së Qumështit, dhe tani ajo është drejtuar në drejtim të saj.

Kjo re gazi pritet të hyjë në galaktikën tonë pas 30 milionë viteve, një periudhë e gjatë kohore në vitet tona, por një periudhë relativisht e shkurtër në termat kozmik.