Monday, 10 August 2020 | Lajme: 0

Gjokoviç fiton për herë të gjashtë Australian Open

Tenisti serb Novak Gjokoviç, numri një i renditjes botërore në tenis, fitoi sot për të gjashtën herë turneun Australian Open duke mundur në finale tenistin britanik, Andy Murray.

Gjokoviç arriti ta mbyllë ndeshjen me rezultatin 3-0 dhe me sete 6-1, 7-5 dhe 7-6.

Ky është titulli i njëmbëdhjetë i Grand Slam-it për Gjokoviçin, i cili barazon Rod Laver dhe Bjorn Borg.

Murray, numri dy në botë, humb për të pestën herë një finale në Melburn, thënë ndryshe të katërtën kundër Gjokoviçit.