Friday, 22 January 2021 | Lajme: 0

“Shok” pritet në Londër, përkrahje e madhe nga familja e Rita Orës

Ekipi i filmit “Shok” që e dërgoi Kosovën për herë të parë në “Oscar” po qëndron në Londër.

Regjisori i filmit, Jamie Donougjue dhe producenti dhe aktori i këtij filmi, Eshref Durmishi janë takuar me ambasadorin e Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci dhe familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Eshref Durmishi për Telegrafin u shpreh i lumtur për pritjen dhe reagimet e shqiptarëve në Londër për këtë arritje të kinematografisë kosovare.

“Pritja dhe reagimet e komunitetit shqiptar janë shumë të mira, të gjithë janë të gëzuar dhe krenar për arritjen e filmit. Përkrahje të madhe morëm edhe nga prindërit e Rita Orës dhe ambasadori, Lirim Greiçevci, të cilët na vizituan”, tha Durmishi.

Mbrëmja gala e shpalljes së fituesve, ku filmi nga Kosova konkuron me tre filma të tjerë në kategorinë “Best live action short”,do të mbahet me 28 shkurt në California.