Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Të enjten pritet të dëshmohet teoria e Albert Ajnshtajn

Thuhet se në univers ekzistojnë disa ‘valë’ të pakapshme në strukturën e hapësirës dhe kohës, që janë krijuar nga objekte masive në univers. Por pavarësisht shumë dekadave kërkim, shkencëtarët kurrë nuk ishin në gjendje që t’i shihnin ato. Kjo pritet të ndryshojë.

Janë përhapur zërat në mesin e fizikanëve që hulumtuesit kanë zbuluar valët gravitaconiale për herë të parë në histori, një shekull pasi ato ishin propozuar si teori nga Albert Ajnshtajn, transmeton Gazeta Express.

Besohet se një eksperiment i quajtur ‘Ligo’ ka kapur sinjalet nga këto valë vetëm disa muaj pas lansimit – dhe rezultatet e këtij eksperimenti pritet të zbulohen të enjten.

“100 vjet pasi Ajnshtajni parashikoi ekzistencën e valëve gravitacionale, Fondacioni Kombëtar i Shkencës mbledh shkencëtarë nga Caltech, MIT dhe Ligo për të përditësuar komunitetin shkencor në përpjekje për të zbuluar ato”, thanë organizatorët e eksperimentit Ligo.

Nëse këto valë konfirmohen, zbulimi premton revolucionalizim të fizikës dhe astronomisë, duke siguruar një mënyrë krejtësisht të re të kuptimit të universit.