Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Shkencëtarët të hutuar me atë që po ndodh në Arktik

Të dhënat e reja nga NASA dhe nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike sugjerojnë se janari i këtij viti ishte, për globin, një muaj shumë i çuditshëm.

Pasi viti 2015 u regjistrua si viti më i nxehtë ndonjëherë, janari theu rekordin e nxehtësisë, duke treguar anomali të temperaturave mbi 4 gradë celcius.

Ngrohja globale ka qenë veçanërisht intensive në Arktik, një fakt ky që ka kohë që njihet, transmeton Gazeta Express.

Fenomeni i njohur si “përforcimi i Arktikut” kohët e fundit është bërë më i theksuar. Kjo ngrohje e pazakontë e Arktikut është shoqëruar me një nivel të ulët të masës së akullit në Arktit gjatë janarit, që normalisht nuk është kështu.

Kjo ka bërë që shkencëtarët t’i rrisin shqetësimet e tyre mbi ngrohjen globale.