Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Ja audio! NASA: Astronautët dëgjuan muzikë të çuditshme në Hënë (VIDEO)

Ky është momenti kur astronautët dëgjuan ‘muzikë të çuditshme hapësinore’ në radio, teksa fluturonin në anën e errët të Hënës.

Audio është regjistruar nga misioni Apollo 10.

Apollo 10 bëri një orbitë rreth Hënës, dy muaj përpara se Neil Armstrong të bënte uljen historike.

Gjatë këtij misioni, ata dëgjuan një muzikë misterioze dhe të pashpjegueshme.

Audio është publikuar nga Science Channel.

Kaq të habitur ishin astronautët nga zhurma, sa nuk e dinin nëse duhej ta raportonin tek misioni i kontrollit i NASA-s.

Anija e tyre kozmike po fluturonte në anën më të largët të Hënës, ku asnjë kontakt radio me Tokën nuk është i mundur.

Askush nuk mund t’i dëgjonte apo shikonte.

“Muzika” e çuditshme zgjati për thuajse një orë.

Një astronaut dëgjohet duke thënë: “E pabesueshme. E di? A duhet t’ua themi?”.

“Nuk e di, duhet ta mendojmë,” përgjigjet një tjetër.

Në dokumentarin e Science Channel, ekspertët hamendësojnë për këto zhurma nëse mund të jetë fusha magnetike apo atmosfera.

Por Hëna nuk ka fushë magnetike dhe as atmosferë të mjaftueshme për të shkaktuar këto zhurma, ndaj ato mbeten një mister.