Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

“Dita e vezës”: Shkencëtarët krijojnë bebe me spermë artificiale

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një mënyrë që gratë të bëhen me fëmijë pa nevojën e burrave, duke krijuar spermë artificiale.

Ekipi nga Kina pretendon se ka krijuar këlyshë të vegjel minjsh duke injektuar spermë të krijuar në laborator në vezore.

Shkencëtarët pretendojnë se teknika e tyre me qelizat mund t’i hapë rrugën trajtimeve për fertilitetin mashkullor.

Por ekspertët britanikë kanë theksuar se rezultatet duhen verifikuar në mënyrë të pavarur dhe u shprehën se zbatimi i saj mund të jetë ende larg të bërit realitet.

Qelizat e miut ishin teknikisht “spermatidë”, spermë e pazhvilluar që nuk ka bisht dhe nuk mund të notojë.

Megjithatë kur u injektuan në vezët e miut, duke imituar një teknikë IVF e quajtur Icsi (intracytoplasmic sperm injection), ato mundësuan embrionë të vërtetë dhe të shëndetshëm, si dhe këlyshë fertilë.

Në Britani, përdorimi i spermatidëve në të njëjtën mënyrë për të krijuar një shtatzani është i paligjshëm.

Ky lajm është publikuar te gazeta britanike The Mirror.