Friday, 22 January 2021 | Lajme: 0

Ku të çon një Vrimë e Zezë, nëse…

Njerëzit do të mund të dilin nga vrimat e zeza, në vend se të ngujoheshin në to, thuhet sipas teorisë së Hawking. Udhëtuesit e pafat për në hapësirë nuk do të ishin në gjendje që të ktheheshin përsëri në universin tonë, nëse do të hynin në një vrimë të zezë, kishte thënë Hawking.

Por, ata do të ishin në gjendje që të iknin diku tjetër, në një tjetër univers, transmeton Gazeta Express. Vrimat e zeza në fakt nuk janë aq të “zeza” siç mendojnë njerëzit, dhe ato mund të jenë portë për kalim në një univers alternativ.

“Ekzistenca e historive alternative me vrima të zeza sugjeron se kjo mund të jetë e mundur”, kishte thënë Hawking në një raport të Universitetit të Stokholmit.

“Vrima duhet të jetë e madhe edhe nëse nuk rrotullohet, ajo mund të jetë portë për në një tjetër univers. Por ju nuk do të mund të ktheheshit më në universin tonë. Kështu që, edhe pse i adhuroj udhëtimet në hapësirë, nuk besoj se do ta provoj këtë”, kishte thënë Hawking.

Sipas kësaj teorie, vrimat e zeza janë porte për në një tjetër univers, dhe sapo një udhëtues në hapësirë do të hynte në një vrimë, ai do të ishte në gjendje që të kalonte në universin tjetër, por pa pasur mundësinë për t’u kthyer më.