Çdo grua e di se sa e rëndësishme është mbajtja pastër e zonës intime. Kjo është edhe arsyeja se pse ata janë gjithmonë në kërkim të produkteve të llojeve të ndryshme higjienike. Por, ata përmbajnë kimikate dhe shpesh japin më shumë efekte anësore se sa rezultate pozitive.
Normalisht, produktet për pastrim intim përmbajnë kimikate që ndikojnë në florën vaginale dhe kështu shkaktojnë edhe më shumë infeksione.

Megjithatë, nuk keni se pse të shqetësoheni më për këtë problem sepse ka disa alternativa natyrale që ju vijnë në ndihmë dhe për më tepër janë shumë pak të kushtueshme, shkruan shije. Më poshtë keni 4 shpëlarës natyralë që do të eliminojnë infeksionet dhe bakteret në zonën tuaj intime, të cilat gjinekologu juaj nuk do t’jua thotë kurrë.

Uthull e bardhë
Ky përbërës është jetik dhe një zgjidhje ideale për eliminim e infeksioneve, baktereve dhe aromave të pakëndshme në zonën intime. Ajo që duhet të bëni është të përzieni 2 lugë gjelle uthull në 1 litër ujë dhe të shpëlani me të vaginën tuaj.
Mos përdorni më shumë uthull sepse mund të irritojnë zonën intime.

Aloe Vera
Aloe Vera është një bimë që secili duhet ta ketë në shtëpi për shkak të vetive kuruese që ajo ka. Për përdorimin e saj në zhdukjen e infeksioneve vaginale, ju duhet pak xhel Aloe Vera të përzier me 2 gota ujë. Aplikojeni atë në zonën tuaj intime për të vrarë çdo bakter të mundshëm.

Uthull molle
Uthulla e mollës është një përbërës natyral shumë i dobishëm dhe ju mund ta përdorni atë edhe për higjienë personale në zonën intime. Mbushni vaskën me ujë të ngrohtë dhe shtoni në të ½ gotë uthull molle. Qëndroni në vaskë për rreth 10 deri në 20 minuta.

Gjethe limoni
Ju mund të përgatisni një shpëlarës natyral me gjethe limoni. Shtoni disa gjethe limoni në një enë me 500 ml ujë dhe vendoseni në zjarr të ziejë për rreth 15 minuta. Më pas kullojeni dhe shpëlani zonën intime.