Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Zbulohet super ilaçi/ 1000 herë më i fortë se antibiotiku, ja sëmundjet që shëron

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm me shpresën se krijimi i një super-ilaçi do t’i japë fund kërcënimit të patogjeneve rezistente ndaj mjekimit.

Versioni i ri vankomicines është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore PNAS, ai do të jetë 1000 herë më i fuqishëm se antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në tre mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij. Entuziazmi që ai ngjall megjithatë duhet frenuar pak, duke qenë se super-antibiotiku nuk është testuar ende tek kafshët e më pas njerëzit. Ekipi i institutit kërkimor Scripps shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vjetësh, pasi t’i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme. Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si “epoka post-antibiotikeve” ku disa infeksione mund të të kthehen në të pakurueshme. Një prej patogjeneve që i shqetëson me shumë mjekët është enterococci apo VRE, i cili është pikërisht rezistent ndaj vankomicines.

Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku të cilat përbëjnë sipas OBSH-së rrezik të madh për shëndetin e njeriut. Disa antibiotike ende funksionojnë kundër VRE-së, por vankomicina 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij./tch