Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Ushqimet që pastrojnë mëlçinë dhe parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore

Hepari ose ndryshe ashtu si e njohim në gjuhën popullore mëlçia, është laboratori i trupit të njeriut. Mëlçia është ajo që metabolizon të gjitha elementet ushqimore ( yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj) të trupit tonë. Është ajo që përmban depozitat e hekurit (feritin) dhe të bakrit. Prodhon substanca për të përthithur vitaminën K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga b- karoten. Prodhon enzima për të tretur ushqimin, fuksionon si detoksifikues për të larguar lëndë toksike apo jo të nevojshme që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar te aparati jonë tretës. Gjithashtu edhe metabolizmi në sintetizimin e yndyrës apo katabolizmin e saj bëhet te hepari. Këto dhe shumë fuksione të tjera që janë jetësore për të jetuar.

Fenomeni më i shpeshtë që lidhet më kequshqyerjen është steatoza. Steatoza është si pasojë e disa faktorëve.
1 .Konsumimi i tepruar i alkoolit.
2. Konsumimi i tepërt i sasisë kalorike në total të ushqimit.
3. Konsumimi i tepërt i ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre shtazore.

Por origjina e steatozës mund të jetë simptomë edhe nga sëmundje endokrine, gjenetike si sindromi Wilson etj.
Këshillat ushqimore më poshtë janë të drejtuara për personat që kanë një steatozë, hiperlipidemi dhe probleme të tjera me mosfuksionimin e mirë të heparit.

Së pari një person me steatozë dhe mbipeshë do të duhet të ketë si qëllim një peshë normale. Kjo do të thotë që për një kohë deri sa të arrijë peshën normale do të duhet të ketë një balance negative të kalorive që merr me ato që djeg. Kjo mund të bëhet duke ulur kalorit ditore dhe duke shtuar aktivitetin fizik për të shtuar djegiet apo kombinim të tyre.
Së dyti, ushqimet që duhet të përmbajë në dietën e personit duhet të ketë një kujdes të madhe të ushqimet me përmbajtje të lartë të yndyrës shtazore.

Pas ushqimeve me sasi të lartë të yndyrës shtazore që duhet të evitohen, nga ana tjetër yndyra bimore është e rekomanduar ndaj dhe këshillohet të gatuhet vetëm me vaj ulliri i cili për të vepruar sa më mirë do të duhet të shtohet në gatimet tona i gjallë i pa gatuar, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga vlerat e tij të cilat kontribuojnë duke e pastruar atë nga lëndët toksike. Përveç vajit të ullirit dhe ullinjve, burime të mira yndyrore kanë peshku, frutat e thata (të cilat rekomandohen të pa pjekura dhe pa kripë, avokado, çokollatë të zezë, gjalp susami etj.

Alkooli këshillohet të evitohet totalisht dhe të zëvendësohet me lëng frutash ose perimesh, apo çajra bimore me pak mjaltë​ dhe jo sheqer industrial shtesë.

Nga frutat dhe perimet këshillohet të konsumohet çdo ditë minimumi 2 racione rreth 200gr fruta apo perime të stinës të pagatuara në formën natyrale dhe me lëkurë, në mënyrë që të na ofrojnë vlerat maksimale antioksiduese.

Gjithmonë kjo këshillë vlen nëse ato janë të pakontaminuara me kimikate apo presticide.

Hudhra dhe qepa janë dy super ushqime për mëlçinë​ tuaj, pasi përmbajnë sulfur i cili ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë​ tonë. Hudhra përmban alisin dhe selen që kanë një veti të lartë​ antioksiduese.

Çaji jeshil përmban katehina të cilat parandalojnë depozitimin e masës dhjamore në zonën abdominale, e cila lidhet​ drejtpërdrejt edhe me dhjamosjen e mëlçisë steatosen.

Agrumet si limoni, mandarina, portokalli përmbajnë një sasi të lartë​ në vitaminë C , antioksidues dhe glutathione që janë të dobishëm për mëlçinë që të kryejë​ detoksifikimin. Qitroja gjithashtu rekomandohet të përdoret pasi parandalon depozitimin e masës dhjamore, por kujdes, jo nëse jeni nën kurimi me mjekime.

Milk Thistle – Është një gjembac me veti shumë të dobishme për përforcimin e fuksionit të mëlçisë tonë.  Substanca me emrin silimarin që përmban, përveç vetive antioksiduese që ka, kuron nga dëmtimet e oksidimit duke stimuluar riprodhimin e qelizave të reja të mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e inflamacionit të mëlçisë. Mund të merret si çaj por edhe si suplement.

Shafran Indie ose Tumerik – Shafrani i Indisë përmban një substancë që quhet kurkumin, i cili ka një efekt të dyfishtë si antioksidues edhe si anti-inflamator. Stimulon rigjenerimin e qelizave të mëlçisë, kontribuon në uljen e yndyrave si kolesteroli LDL që lidhet drejtpërdrejt​ me steatozën.

Perimet me ngjyre jeshile dhe erëzat bimore si majdanozi, koliandër, rigon, rozmarina përmbajnë fitokimikate, klorofil, kripëra minerale dhe fibra që ndihmojnë në uljen​ e inflamacionit, në prodhimin e enzimave, në oksigjenimin më të mirë të mëlçisë, gjithashtu dhe në pastrimin e mëlçisë nga toksina, mbetje metabolike dhe metale të rënda. /Nga Rolina Naço, dietologe klinike/ Shendeti