Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Napoli e sfidon Cagliarin, vazhdon rrugën drejt titullit të Serie A

Napoli e ka mundur Cagliarin, duke e mposhtur 5-0 në “Sardegna Arena”, për ta vazhduar ëndrrën drejt titullit të Serie A.

Jose Maria Callejon (29’), Dries Mertens (42’), Marek Hamsik (61’), Lorenzo Insigne (73’) dhe Mario Rui (90′) shënuan për fitoren e pastër të mysafirëve.

Napoli tani ka grumbulluar 69 pikë, katër më shumë se Juventusi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Atalantas, e cila u shty për shkak të reshjeve të shumta të borës.