Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Leo Messi, 25 gola në La Liga për nëntë sezone me radhë

Për nëntë sezone me radhë, Messi ka shënuar së paku 25 gola në La Liga – shifra vërtet mbresëlënëse.

Lionel Messi ka gjetur rrugën drejt portës edhe njëherë. Pesë herë më i miri i botës shënoi në fitoren 2-0 të Barcelonës kundër Athletic Bilbaos në “Camp Nou”.
Ky ishte goli i 25 këtë edicion në La Liga, sezoni i nëntë me radhë që e arrin të paktën këtë shifër, ndërsa sezoni më i mirë dhe që ka shkruar histori, është ai më 2011/12 ku kishte realizuar 50 gola.

Synimi i argjentinasit është të kap sërish shifrën e 50 golave, por në të gjitha garat. Sezonin e kaluar ai realizoi 54, ndërsa aktualisht numëron 35.