Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Sociedadi i Januzajt shkarkon trajnerin

Klubi spanjoll ka njoftuar për ndryshime në bankën e trajnerit. Eusebio Sacristan nuk është më trajneri i Real Sociedad. Rezultatet e dobëta në vitin 2018 dhe dy humbjet e fundit në kampionat rezultuan fatale për fatin e 53-vjeçarit në krye të skuadrës. Lajmi u konfirmua nga vetë drejtuesit e klubit, të cilët e falënderuan ish-trajnerin për gjithçka që ka bërë për skuadrën duke i uruar atij suksese të mëtejshme. Sacristan e mori drejtimin e Sociedad në nëntor të 2015-ës dhe që atëherë e ka udhëhequr ekipin në 112 ndeshje ku në sezonin e dytë të tij arriti ta kualifikojë ekipin për në Ligën e Evropës. Kujtojmë se pjesë e Sociedadit është edhe anësori shqiptar, Adnan Januzaj.