Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Cristiano Ronaldo me statistika të frikshme kundër Bayern Munich

7 gola në 3 ndeshjet e fundit – Ronaldo ka statistika mbresëlënëse kundër Bayern Munich.

Real Madrid dhe Bayern Munich, që edicionin e kaluar u përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, këtë edicion do të përballen në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

Rreziku kryesor për Bayernin do të jetë nga pesë herë më i miri në botë, Cristiano Ronaldo.

Ai ka shënuar shtatë gola në tri ndeshjet e fundit – nëntë në gjashtë paraqitje në total kundër Bayern Munich.

Kurse në dy ndeshje në çerekfinale edicionin e kaluar, portugezi i shënoi plot pesë gola Bayernit.

Aktualisht, Ronaldo është golashënuesi më i mirë në Champions me 15 finalizime.