Sunday, 12 July 2020 | Lajme: 0

Shkupi humbi nga Glasgou Renxhers

hkupi me humbje prej 2:0 si mysafir në Glasgou Renxhers e filloi xhiron kualifikuese hyrëse në Ligën e Evropës.

Para më shumë se 50.000 shikuesve ekipi i Stiven Xherard e shfrytëzoi terrenin vendor dhe i solli epërsi ekipit me golin e Xhejmi Marfit në minutën e 23-të.

Renxhers në përfundimin e ndeshjes me gol prej penaltisë e rriti epërsinë me 2:0. Penaltinë në minutën e 92-të me sukses e realizoi Xhejms Tavernie.

Përveç në njëzet minutat e para, futbollistët e Shkupit nuk arritën më seriozisht t’i kanosen me gol nikoqirit gjatë tërë ndeshjes. Në minutën e 14-të ekipi i Maqedonisë mundej të arrinte epërsi, por Bllagoja Lamçevski ishte i pasaktë dhe nuk e qëlloi golin kundërshtar.

Në pjesën tjetër Renxhers i kishte iniciativat dhe kontrollin në terren.

Për Stiven Xherardin legjendar kjo ndeshje ishte debi zyrtare për ekipin e Skocisë.

Revanshi luhet në Shkup.