Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

KB 2018: Topi i artë për Luka Modriq, Mbape futbollisti i ri më i mirë i Botërorit

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i Botërorit Rusi 2018.

Një çmim më tepër ngushëllues për yllin e Kroacisë, i cili nuk arriti ta dërgojë kupën e Botës në shtëpi edhe pse së bashku me shokët e tij bënë maksimumin në finale, por në fund u mundën 4-2.

Ky triumf i francezëve e ka një emër që e çoi lart dhe ai është Kilian Mbape, i cili është zgjedhur si futbollisti i ri më i mirë i Botërorit, vetëm legjenda braziliane Pele e ka fituar këtë çmim më i ri.

Portieri i Belgjikës, Tibo Kurtoa u shpall mbrojtësi më i mirë i rrjetës.