Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Shkëndia u mposht në Uells, por vazhdon me kualifikimet për LK

Kampioni i Maqedonisë, Shkëndia arriti të sigurojë plasman në xhiron e dytë të kualifikimeve për Ligën e kampionëve (LK).

Edhe pse Shkëndia në ndeshjen kthyese në Uells kundër TNS humbi me rezultat 4:0, falë avantazhit të madh prej 5:0 nga ndeshja e parë në Shkup, i shpëtoi eliminimit.

Uelsianët udhëhoqën me golin e Din Ebe në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 30-të Daniel Redmond e ngriti rezultatin në 2:0.

Pesë minuta më vonë falë golit të Benxhamin Kabangos, nikoqirët kishin avantazh prej 3:0.

Futbollistët e TNS-së edhe në pjesën e dytë vazhduan të bëjnë presion ndaj portës së Shkëndisë. Në fund të ndeshjes, Kurtis Birn e shënoi golin e katërt dhe e vendosi rezultatin përfundimtar 4:0, gjë që nuk mjaftoi për kthesë të plotë.

Shkëndia në xhiron e dytë kualifikuese për Ligën e kampionëve do të përballet me më të mirin nga ndeshja ndërmjet ekipit moldavian Sherif Tiraspoll  dhe  Torpedo Kutaisi nga Gjeorgjia. Pas ndeshjes së parë në Gjeorgji, Torpedo ka përparësi prej 2:1, ndërsa ndeshja kthyese luhet sot në orën 19 në Moldavi