Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Më 22 korrik në Kërçovë mbahet turneu ndërkombëtar në mundje

Kërçova edhe sivjet më 22 korrik do të jetë nikoqire e mundësve më të mirë ndërkombëtar të turneut që do të organizohet në fshatin Baçisht.

Siç njoftojnë nga Komuna e Kërçovës, garuesit për publikun kërçovarë dhe për nder të bashkëqytetarëve nga diaspora do të paraqesin spektakël në mundje.

Komuna e Kërçovës nga buxheti ka ndarë mjete të nevojshme financiare për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.

Pjesëmarrës do të jenë mundës nga Ballkani dhe më gjerë, të cilët do ta madhështojnë Turneun Tradicional i cili vite radhazi organizohen në Kërçovë i përcjellur edhe me program artistik.

“Ftojmë qytetarët që të marrin pjesë më datën 22.7.2018 ( e diel), duke filluar nga ora 12:00 që të grumbullohemi në fshatin Baçisht për të ndjekur këtë ngjarje të madhe tradicionale për qytetin tonë. Falënderojmë organizatorët për kontributin e dhënë rreth organizimit të Turneut, si dhe banorët e fshatit Baçisht për mikpritjen dhe zemërgjerësinë”, thuhet në kumtesën e Komunës.