Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Shkëndija kundër Sherif Tirasol më 24 korrik në Shkup

Kampioni i Maqedonisë Shkëndija ndeshjen e parë nga xhiroja e dytë kualifikuese për Ligën e kampionëve kundër Sherif Tirasol nga Moldavia do ta luajë më 24 korrik në Shkup me fillim në orën 20:15.

Ndeshja kthyese luhet shtatë ditë më vonë më 31 korrik në orën 19:00 në Tiraspol.

Shkëndija në xhiron e parë e eliminoi TNS e Uellsit, ndërsa Sherif ishte më i mirë se Torpedo Kutaishi nga Gjeorgjia.