Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Osmani: Jemi të gatshëm për Sherifin moldav, nuk do të përsëritet loja nga ndeshja kthyese me TNS

Trajneri i kampionit të futbollit të Maqedonisë Shkëndija, Qatip Osmani në konferencë për media para duelit nesër mbrëma me Sherif nga Tiraspol në ndeshjen e parë nga gjiroja e dytë kualifikuese për Ligën e kampionëve deklaroi se loja e keqe e tetovarëve në Uells nuk do të përsëritet.

Ai tha se futbollistët e tij e kanë kthyer vetëbesimin para ndeshjes me Moldavinë.

“Pas humbjes nga TNS në Uells, biseduam me ekipin dhe qëllimin e kishim ta kthejmë vetëbesimin. Nxorëm disa mësime nga kjo lojë në Ulles. Me rëndësi ishte që hymë të relaksuar pas triumfit prej 5:0 në Shkup, dhe kjo na kushtoi. Kjo nuk duhet të përsëritet. Unë jam i sigurt dhe në të ardhshmen më nuk do të ketë loja të tilla”, deklaroi Osmani.

Ai pastaj e analizoi kundërshtarin e nesërm.

“Mendoj se Shkëndija është gatshme për lojën e nesërme. Sherif është ekip cilësor, bëhet fjalë për përbërje e cila din të luaj futboll, por besoj se pa marrë parasysh të gjithave, Shkëndija do të bëjë gjithçka që ta kalojë Sherif”, deklaroi Osmani.

Trajneri shtoi edhe se në vendin e të lënduarit Radeski do të luaj Remzifaik Selmani.

Shkëndija ndeshjen e parë nga gjiroja e dytë kualifikuese në LK kundër Sherif Tiraspol e luan nesër në Stadiumin e qytetit në Shkup, me fillin në ora 20:15. Nëse e kalojnë Sherif, ekipi i Tetovës në gjiron e ardhme do të ballafaqohet me Salcburgun (Austri).