Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Shkëndija e mposhti Sherif Tiraspol dhe me epërsi minimale do të udhëtojë për në Moldavi

Kampioni i Maqedonisë Shkëndija e fitoi Sherif Tiraspol nga Moldavia me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese për Ligën e Kampionëve që u zhvillua në Shkup.

Golashënues i golit të vetëm ishte Besart Ibraimi, i cili prej gjuajtjes së lirë në minutën e 24-të i solli epërsi minimale kampionit të Maqedonisë prej 1:0.

Shkëndija në pjesën e parë përmes Stenio Zhunior i pati edhe dy shanse serioze për ta rritur epërsinë edhe atë në minutën e 36-të futbollisti brazilian nuk arriti të realizojë goditjen me kokë, ndërsa më pas në minutën e 41 goditi në shtyllë.

Sherif disa herë tentoi që ta shënojë golin e barazimit, por Shkëndija duke iu falënderuar intervenimeve të portierit Kostadin Zahov e ruajti epërsinë deri në fund të ndeshjes.

Revanshi do të luhet shtatë ditë më vonë më 31 korrik prej orës 19:00 në Tiraspol.