Tuesday, 14 July 2020 | Lajme: 0

Edhe një shitje tjetër e madhe për Barcelonën

Barcelona mund ta ndryshojë emrin e stadiumit të saj “Camp Nou”, nëse ndonjë sponsor i ofron 300 milionë euro për t’ia vendosur emrin e brendit të vet stadiumit. Vendimi do të merret në fillim të 2019-ës gjatë mbledhjes së përgjithshme të bordit drejtues të klubit.

Në vitin 2015, pjesëtarët e bordit të kampiones së La Ligës e bënë një referendum, duke i mundësuar një sponsori të riemërojë stadiumin për 200 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani që kanë filluar rinovimet brenda “Camp Nou”, çmimi është ngritur në 300 milionë euro.

Pritet që këtë çmim ta paguajë një kompani aziatike ose amerikane, edhe pse ende nuk është arrirë asnjë marrëveshje.