Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Nëse e kalon Salcburgun, Shkëndija luan me më të mirin nga ndeshja mes Cërvena Zvezdës dhe Spartak Tërnavës

Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkendija gjatë një suksesi eventual në garën me Salcburgun, për kundërshtarë në plej- ofin në Ligën e Kampionëve do ta ketë më të mirin nga përballja mes Cërvena Zvezdës dhe Spartak Tërnavës.

Kështu sot është vendosur në shortin në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Në rast të kalohet përfaqësuesi austriak, tetovarët në rrethin e fundit të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve në garën e parë do të kishin qenë mysafir në Serbi apo Sllovaki më 21 dhe 22 gusht, ndërsa ndeshja kthyese në Shkup do të luhej shtatë ditë më vonë.

Nëse Shkëndija rezulton të jetë më e mirë edhe në këtë ndeshje të dyfishtë do të jetë ekipi i parë nga Maqedonia me pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, në të kundërtën do të përsëriste suksesin e vitit të kaluar të Vardarit që siguroi renditje në grupin e fazave të Ligës së Evropës.