Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Transferët më të mira të ekipeve në Ligën e Kampionëve

Së fundmi, imazhi promovues është gjithmonë i njëjtë për Ligën e Kampionëve. Disa lojtarë të Real Madridit, me trofeun në duar duke festuar titullin e tyre të 13 në këtë garë. Këtë, një nga karakteret kryesore të këtij ekipi ka foto tjetër, pasi që ka ndryshuar ekip

Cristiano Ronaldo, pasi që u transferua në Juventus, është njëri prej kandidatëve serioz për të fituar titullin edhe për këtë skuadër dhe ta çimenton vetveten si lojtar të kësaj gare.

Por, ai nuk është i vetmi.

Në disa grafike që ka bërë gazeta “Marca” do të shihni se cilët lojtarë kanë lëvizur nëpër skuadra të reja e të cilat do të jenë konkurrente për trofeun europian.

Për shembull, Barcelona, këtë vit kanë regjistruar Philippe Coutinhon dhe veteranin Arturo Vidal.

Liverpool, ish shtëpia e Coutinhos, ka humbur edhe Emre Can por ka nënshkruar edhe me Fabinhon dhe Alissonin.

Pastore, nga Paris Saint-Germain ka shkuar në Romë dhe klubi francez ka shitur edhe Guedes te Valencia.

Bernat dhe Gianluigi Buffon janë në Paris për të zëvendësuar këto lojtar.