Thursday, 14 November 2019 | Lajme: 0

Fjalimi i fundit i Ronaldos për Realin: Ia vlen të vdesim sonte për ta shkruar historinë

Në ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, superylli portugez Cristiano Ronaldo i motivoi bashkëlojtarët e tij për ta korrur suksesin historik ndaj Liverpoolin në finalen e sezonin të kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Është koha të fitojmë, jo të luajmë”, kishte thënë Ronaldo duke qëndruar në këmbë para bashkëlojtarëve në zhveshtoren e Realit në Kiev, më pas u kishte bërë thirrje bashkëlojtarëve të reagojnë dhe të shkruajnë historinë, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll i kishte fituar dy titujt e kaluar në Ligën e Kampionëve dhe, edhe pse shumë persona nëpër Evropë dëshironin ta shihnin një skuadër tjetër duke triumfuar në garën më prestigjioze të kontinentit, Ronaldo i kërkoi skuadrës së vet të japë gjithçka nga vetja për t’u bërë ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve tri herë radhazi në epokën moderne.

“Të vrapojmë dhe luftojmë, pastaj cilësitë tona shfaqen vetvetiu”, vazhdoi Ronaldo me fjalimin e tij motivues, i cili është bërë publik në dokumentarin e publikuar së fundmi “Në Zemër të Decimotercera”.

“Ia vlen të vdesim sonte për të bërë histori. Do të jemi të parët me tre tituj: luajmë, fitojmë dhe bëjmë histori!”

“Ec aty!”

Dhe historia së shpejti u takoi atyre.

U deshën dy gabime të tmerrshme nga portieri i Liverpoolit, Loris Karius, dhe një gol prej më të mirëve në këtë garë nga Gareth Bale për ta vulosur fitoren e Real Madridit 3-1, ama pak persona kanë mundur të argumentonin se Los Blancos s’e kanë merituar këtë sukses.