Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Policia zbuloi 12 emigrantë në Smokvicë dhe në Shkup

Dymbëdhjetë emigrantë prej të cilëve gjashtë nga Afganistani dhe një nga Sri-Lanka dje u zbuluan në një automjet me targa të Shkupit në udhëkryqin në fshatin Smokvicë, ndërsa pesë në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Shkup.

Siç citohet në buletinin policor, mbrëmë në orën 20:30 minuta në udhëkryqin në fshatin Smokvicë, nëpunës policorë kanë ndaluar një  automjet “volksvagen golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.R. (45) nga fshati i Haraçinës.

Gjatë kësaj, në automjet u gjetën shtatë emigrantë, prej të cilëve gjashtë nga Afganistani dhe një nga Sri-Lanka. N.R. u arrestua dhe iu dorëzua nëpunësve policorë nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë për procedurë të mëtejshme. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Në stacionin ndërkombëtar në Shkup, dje në orën 13:00 u vërejtën pesë emigrantë që udhëtojnë me autobus nga Kumanova. Pas arritjes në Kumanovë ata hynë në taksi, por ishin hasur shumë shpejt nga policia dhe shoferi dhe udhëtarët ishin mbajtur në Stacionin e Policisë në Karposh.

Me personat ishte kryer bisedë dhe më pas ishin dorëzuar në Qendrën e Pranimit për të Huaj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.