Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Ekspozitë e pazakontë të oldtajmerëve të dielën në Shkup

 Rreth 50 oldtajmerë luksoz dhe të pazakontë dhe 20 motoçikleta do të jenë pjesë e „Skopje Classic Day“ 2018 që do të mbahet të dielën në vendin afër aeroplanit në Komunën e Aerodromit.

Mes tyre do të ketë edhe rreth 10 makina të sjella nga shtete fqinje të cilat për herë të parë do të shihen në Maqedoni. Automjetet do të jenë më të vjetra se 35 vjet që është kusht që të klasifikohen si oldtajmerë.

изложба олдтајмери

Qytetarët do të kenë mundësi të kalojnë një ditë të fundjavës duke u shoqëruar me makina apo motoçikleta të zgjedhura të cilat nuk shihen çdo ditë”, thonë në bisedën për mIA-n dy organizatorët e ngjarjes Bllagoja Petrovski dhe Igor Stefanovski, të cilët para pak kohe për herë të tretë në Shkup e kanë organizuar edhe „Distinguished Gentleman’s Ride“.

Të dy theksojnë  se duan të organizojnë ngjarje e cila do të jetë më ndryshe nga të tjerat dhe në të cilën do të prezantohen oldtajmerët në një ndritë më ndryshe.

изложба олдтајмери

Në kuadër të ngjarjes do të ndahet edhe çmimi për prezantim të plotë më të mirë që është praktikë në shtetet ku organizohen ngjarje të tilla.