Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Telashe për Barcelonën, mbetet me vetëm dy qendërmbrojtës

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti, Barcelona ka mbajtur me vetëm dy qendërmbrojtës të gatshëm për të luajtur në ndeshjet e radhës.

Barcelona sapo ka konfirmuar se Vermaelen nuk do të luajë për gjashtë javët e ardhshme për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë ndeshjeve të Kombëtareve. Sipas deklaratës së klubit, ai pritet të kthehet në fund të nëntorit, transmeton Gazeta Express.

Ky lajm i dëshpëroi tifozët e Barcelonës, pasi që ata veçse e kishin humbur Samuel Umtitin, i cili ka pësuar lëndim gjithashtu, dhe spekulohet se ai nuk do të kthehet deri në fillim të vitit të ardhshëm.

 Vermaelen i ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon, dhe që të tri këto ishin pasi Umtiti u lëndua. Paraqitja e tij e fundit ishte në ndeshjen kundër Valencias në Mestalla, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Lëndimi i 32-vjeçarit ka bërë që ai të mungojë në shtatë ndeshjet e radhës, përfshirë këtu edhe ndeshjet kundër Real Madridit dhe Atletico Madridit, si dhe ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/