Friday, 10 July 2020 | Lajme: 0

Maqedonia mysafire në Armeni në rrethin e katërt të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë sot është mysafire në Armeni në përpjekje të vazhdojë serinë prej dhjetë ndeshjeve pa humbje.

Nëse të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski, arrijnë të fitojnë një pikë apo tre, që sonte do të mund ta sigurojnë vendin e parë në grupin e katërt të Ligës së Kombeve, divizioni -D.

Kapiteni i Maqedonisë Goran Pandev beson se mund të arrihet edhe te një rezultat pozitiv.

“Armenia disponon me ekip cilësor, e dimë nga starti se ata janë rivali më i madh në grup. Kemi tre fitore, por shumë mirë përgatitemi dhe besoj se do ta japim maksimumin për fitore të re. Mirë e analizuam Armeninë, e pamë në ndeshjen e parë në Shkup. Atëherë mirë u përgatitëm dhe me meritë festuam”, ka deklaruar Pandev.

Ndeshja mes Armenisë dhe Maqedonisë do të fillojë në ora 18 në stadiumin “Vazgen Sargsijan” në Erevan.