Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Ibrahimovic e konsideron kthimin në Milan

Zlatan Ibrahimovic është duke e konsideruar një ofertë të bërë nga Milani, megjithatë sulmuesi i La Galaxy nuk do të ishte zgjidhja e parë e kuqezinjve.

Për suedezin është raportuar se mund të kthehet te Milani në janar, si lojtar i huazuar ose në bazë të një marrëveshjeje permanente, transmeton Express.

37-vjeçari i ka shënuar 21 gola në 25 paraqitje në MLS, por Galaxy po e ka të vështirë të kualifikohet në play-off pasi i ka pranuar 60 gola në 32 ndeshje.

Ibra i fiton 1.3 milion euro në sezon dhe sipas Calciomercato.com paga e tij nuk paraqet aspak problem për rikthimin e mundshëm në Serie A.

Megjithatë, gjiganti italian e ka bërë të qartë se Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutrone janë dy sulmuesit kryesorë të skuadrës, që nënkupton se Ibra duhet ta pranojë rolin e zëvendësuesit.

Nuk është e qartë nëse Ibrahimovic do ta pranojë një rol të tillë, pasi ai mund të jetë ylli i skuadrës në Galaxy apo në ndonjë ligë tjetër.