Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Hapet kopshti i parë shkollor ku fëmijët vetë do të prodhojnë ushqim

Si të prodhohet ushqim pa mos u dëmtuar mjedisi i jetesës, të ulen hedhurinat dhe të fitohen vese të reja më të shëndetshme të ushqimit, do të mësojnë fëmijët e e Bardovcit të Shkupit në kopshtin e parë shkollor që u hap sot me rastin e 16 Tetorit, Ditës Botërore të Ushqimit.

Kopshti i locuar në SHF “Avram Posevski” 11 metra katrorë, paaqet një lloj laboratori në ambient të hapur dhe e para e këtij lloji në Maqedoni. E krijuan anëzarët e Slou fud Vodno me mbështetjen e FAO-s. Tani për tani në të ka bimë të cilat mund ta kalojnë dimrin pa mbuluar, mendër, livando, sherbele, rozmarin dhe borzilok, ndërsa në pranverë do të mbillen edhe perime, dhe madje edhe fruta.

“Kopshte të tilla shkollore për prodhim  e ushqimit na nevojiten në të gjitha shkollat si impuls shtesë për edukimin e fëmijëve. Ata mund të jenë ambasadorë më të mirë të veseve de praktikave të shëndosha të ushqimit”, theksoi ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski.

училишни градини

Mbështetje paralajmëroi edhe kryetari i Komunës së Karposhit Stefan Bogoevski, duke e përshëndetur kreativitetin e ekipit që e ngriti dhe e zbatoi nismën e tillë. “Një ndër qëllimet tona themelore është që të më rinjtë t’i mësojmë që të ushqehen shëndetshëm dhe ta mbrojnë mjedisin e jetesës”, potencoi Bogoevski.

Drejtoresha e shkollës Matilda Bejkova përmendi se kopshti është vend ku fëmijët do të mësojnë drejtpërdrejt në natyrë dhe do ta ndërtojnë vetëdijen e tyre për ushqim të shëndetshëm.

Sipas koordinatores së përhershme të KB-së Luiza Uinton, është e pazakontë në Maqedoni e cila ka shumë ushqim, të flitet për uri, por është fakt se kjo ekziston dhe se ka njerëz të cilët jetojnë në margjinat   dhe kanë uri. Uinton theksoi se moto e sivjetmë e Ditës Botërore është “Botë pa Uri”.

училишни градини

Kopshti shkollor në SHF “Avram Posevski” është pjesë e projektit “Kopshte shkollore – shkolla të të ardhmes”, të mbështetur nga Qyteti i Shkupit. Është paraparë, nëse sigurohen mjete, kopshtet të bëhen në gjithsej tetë shkolla të Shkupit.