Tuesday, 7 July 2020 | Lajme: 0

Liga e Kombeve: Armenia e ndërpreu serinë e ndeshjeve pa humbje të Maqedonisë

Reprezentacioni i Maqedonisë sonte në Erevan u mund bindshëm nga Armenia me rezultat 4:0 (1:0) në ndeshjen e grupit 4 në divizionin – D të Ligës së kombeve.

Për nikoqirët golat ui shënuan ishin Markos Piceli (12), Jura Movsisjan (67), Gevorg Gazarjan (81) dhe ylli i Arsenalit, Henrik Mihitarjan në minutën e 90-të të ndeshjes.

Armenasit  ndihmë të madhe kishin edhe nga portieri i reprezentacionit Maqedonisë, Stole Dimitrievski i cili në tre raste ka bërë gabime të mëdha, të pazakonta për një portier i cili luan në La Liga.

Për shkak të kartonit të dytë të verdhë, fundin e ndeshjes nuk e priti Elif Elmas.

Maqedonia edhe krahas humbjes së sotme, ende e mban pozitën e parë në tabelë dhe na nevojitet një fitore deri në fund që ta sigurojmë vendin e parë. Dy ndeshjet tjera Ligën e kombeve për Maqedoninë janë më 16 nëntor kundër Lihtenshtajnit si mysafirë dhe tre ditë më vonë kundër Gjibraltarit në Shkup.