Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Një shofer e ka përplasur këmbësorin në udhëkryq të Shkupit pas çka ka ikur nga vendi i ngjarjes

Në udhëkryqin mes rrugës “Luka Gerov” dhe “Mark Tuen” në Shkup dje një automjet i panjohur i drejtuar nga shofer i panjohur është përplasur në këmbësorin S.S. (58) nga Probishtipi, pas çka ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Siç kumtoi MPB-ja, nga goditja S.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjet tjetër është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Po ndërmrren masa për gjetjen e automjetit së bashku me shoferin dhe për zbardhjen e plotë të rastit.