Monday, 13 July 2020 | Lajme: 0

Një grabitës në zyrën e “Postës së shpejtë” në Shkup ka marrë 680.000 denarë

Një autor i panjohur dje ka kryer grabitje në zyrën e “Postës së shpejtë” në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, grabitja është kryer rreth orës 7:00, kur autori me kërcënim me armë nga e punësuara ka marrë 680.000 denarë dhe ka ikur.

Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e rastit.