Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Në Shkup 14 aksidente trafiku, nëntë persona të lënduar

Nëntë persona janë lënduar më lehtë në gjithsej 14 aksidente trafiku që dje kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë prej aksidenteve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Sipas raportit të policisë nga SPB Shkup, 82 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 23 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve dy për shkak drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 pa marrë patentë shoferi dhe një fillestarë.

Policia e trafikut ka përjashtuar 12 automjete të cilat nuk kanë qenë të regjistruara. Në mënyrë jo të rregullt janë kanë qenë të parkuara 118 automjete, ndërsa “karrotreci” ka larguar 92 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy shoferë për parakalim jo të drejtë dhe dy për mos shfrytëzimin e helmetës mbrojtëse nga ana e drejtuesve të biçikletave, moped dhe motoçikletë.

Sektori për parandalim gjatë ditës së djeshme realizoi masë të posaçme edukative udhëzimi për komunikacion, në të cilën morën pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme në cilësinë e shoferit (celularë, rripin, rreshtim dhe shpejtësi).