Monday, 6 July 2020 | Lajme: 0

Goditet me makinë një i moshuar në Shkup

Një person i moshës 70-vjeçare nga Shkupi është lënduar rëndë pasi është goditur nga një makinë e tipit “Seat”

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Aleksandër Urdarevski” me rrugën “Dushko Popoviq” në Shkup, ndërsa makina është drejtuar nga 46-vjeçari nga Shkupi.

“Personi i lënduar është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Hetime në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe është duke u punuar për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.