Monday, 6 July 2020 | Lajme: 0

Lind një bebe në Shkup, nëna zhduket menjëherë

Një grua ka lindur fëmiun në banesën e vetë në rrugën “Metodija Shatorov Sharllo” në lagjen Aerodrom të Shkupit, e më pas është zhdukur, dëshmojnë fqinjët e saj.
Rasti është denoncuar në polici, e cila ka arritur te ndërtesa në fjalë.Poashtu ka arritur edhe ekip i ndihmës së shpejtë që e ka gjetur fëmiun e sapolindur.
Fatmirësisht, bebja është e gjallë dhe është strehuar nga autoritetet. Policia është vënë në kërkim të nënës që ka lindur fëmiun.