Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Shkup, dhjetë aksidente trafiku, pesë persona të lënduar

Dje në Shkup kanë ndodhur 10 aksidente komunikacioni. Në pesë prej tyre pesë persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve.

“Dhjetë shofer kanë tejkaluar shpejtësinë, gjashtë kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe. 15 janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 2 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, nëntë shoferë kanë qenë pa leje për vozitje, si dhe 14 fillestar”, thonë nga SPB.

Ata shtojnë se gjithashtu është dënuar një këmbësor, i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësor.