Thursday, 9 April 2020 | Lajme: 0

Pjesë të Karposhit, Studeniçanit, Petrovecit, Butelit dhe Gazi Babës nesër pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Moranë e Shkupit nesër prej orës 9 deri në orën 15 të jenë pa energji elektrike.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e firmave “Fokus”, “Darko Aleksov dhe Sllave Andreev” , “Sintek” pompa e benzinës “Mustafa dhe Neat” furra “Valdrim Nasufi”, “Medikus Help” dhe një pjesë e firmave tjera në “Kaçaniçki Pat” (Rruga e Kaçanikut).

Prej orës 9:30 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Konjare e Mesme, prej orës 8:55 deri në orën 12 shfrytëzuesit e Bullaçanit, “Kuçevishka Bara”, Lubotenit, “Radishanski Pat” (Rrugës së Radishanit), Viniçes, Creshevës, Rashtakut, “Lubotenski Pat” (Rrugës së Lubotenit”, Straçinca, Radishani dhe Smilokova.

Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni” SHA.