Monday, 6 July 2020 | Lajme: 0

Aksident mes një makine dhe autobusi në Shkup, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur mes një makine dhe autobusi.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:50 në udhëkryqin e rrugës “Kuzman Shapkarev” me rrugën “Boris Sarafov”.

“Në aksident kanë marrë pjesë autobusi “Jutong” me regjistrim të Shkupit i drejtuar nga G.N (47) nga Shkupi dhe makinës “Volkswagen Passat”, poashtu me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga R.R (42) nga fshati Kollari i Kërçovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtari në makinë M.J (40) nga fshati Zajas dhe shoferi R.R, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në klinikën “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes hetime kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup. Nga policia thonë se po punojnë për zbardhjen e arsyeve që çuan tek aksidenti.